Hetimi i gjyqtares së Lezhë, KLD shkel Kushtetutën, shkak mungesa e Nishanit

499
Institucioni i KLD-së ka shkelë Kushtetutën në lidhje me mbledhjen për të vendosur nëse do t’i hapë rrugë ose jo Prokurorisë së Krimeve të Rënda për hetimin e gjyqtares së Lezhës, e cila u arrestua para dy ditësh në një aferë korrupsioni. Kjo ka ardhur pasi presidenti Bujar Nishani ndodhet në Gjermani dhe për shkak të mungesës prej kohësh të një nënkryetari të KLD-së. Kushtetuta parashikon që KLD duhet të mblidhet brenda 24 orëve pas dorëzimit të kërkesës së Prokurorisë. 
Kujtojmë se ditën e djeshme rreth orës 08:30 prokuroria ka dorëzuar kërkesën, ku KLD duhej të mblidhej dhe të jepte një vendim brenda orës 08:30 të mëngjesit për të dhënë ose jo autorizimin e kërkuar të Prokurorisë për gjyqtaren e arrestuar të Lezhës, Parashqevi Ademi. Por mbledhja është lënë për në orën 17:00, tashmë prej orës 08:30 të ditës së sotme çdo mbledhje do të ishte jashtë afateve ligjore. 
Ngërçi është krijuar për shkak se sipas nenit 147 të Kushtetutës nënkryetari i KLD organizon veprimtarinë e përditshme të KLD-së në mungesë të Presidentit të Republikës. Krijimi i këtij ngërçi me shtyrjen me rreth 8 orë të afateve i jep një argument juridik avokatit dhe gjyqtares që ta përdorin për të kërkuar lirimin automatikisht për shkelje afatesh nga KLD. 
Sigal