Greqi/ Arrestohet 32-vjeçari shqiptar, kapet me 271 kg drogë

510
Sigal

Policia greke ka vënë në pranga një 32-vjeçar shqiptar, pasi u kap me një sasi prej 271 kg kanabis. Operacioni u zhvillua në fshatin Grevena dhe dyshohet se droga vinte nga Shqipëria.

Lënda narkotike u gjet në një kasolle, e cila ishte ngritur nga 32-vjeçari shqiptar, të cilit policia i gjeti edhe një thikë 20 cm të gjatë dhe 3 celularë. Droga ishte e fshehur në kasolle dhe ishte e ndarë në 256 pako.

Shqiptari u arrestua me akuzën e trafikut të drogës dhe armëmbajtje pa leje. Hetimet vazhdojnë për të identifikuar bashkëpunëtorët e tjerë të shqiptarit.