Grabitet një tjetër bankë në mes të Vlorës

47

Pas grabitjes spektakolare të miliona eurove në aeroportin e Rinasit një tjetër grabtije ka ndodhur mesditën e sotme në qytetin e Vlorës. Nga të dhënat e para mesohet se është grabitur filiali i Bankës Kombëtare Tregtare në qytetin e Vlorës. Dy persona të maskuar dhe të armatosur kanë hyrë në bankë.
Për momentin nuk dihet ende shuma e grabitur dhe s’ka më shumë të dhëna për ngjarjen. Më poshtë foto pak minuta pas grabitjes.