Sigal

Nga Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– B. Ç, 52 vjeç, banues në Gjirokastër.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në aksin rrugor Gjirokastër–Kordhocë, në vendin e quajtur “N.SH.N”,  duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur në masën 1.11 mg/l, ka goditur shtetasen L.G, 49 vjeçe, banuese në fshatin Lazarat, Gjirokastër, e cila pasi ka marrë ndihmën mjekësore në Spitalin Rajonal Gjirokastër është transportuar në Spitalin e Traumës Tiranë, për trajtim më të specializuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme, nenet 290 dhe 291 të Kodit Penal.