Gjermania, 100 mijë euro për pastrimin e municioneve në Shqipëri

83

TIRANE –  Gjermania mbështet aksionin për pastrimin e zonave të kontaminuara me municione dhe lëndë plasëse në Shqipëri me një fond prej 100.000 eurosh. Marrëveshja u nënshkrua ditën e sotme nga amabsadori Gjerman në Shqiperi Hellmut Hoffmann me përfaqësuesen e UNDP në Tiranë, Zineb Touimi-Benjelloun. Kjo shumë i vihet në dispozicion projektit të UNDP-së për monitorimin e minave në Shqipëri, e cila do të përdoret për pastrimin e zonave të kontaminuara me municione dhe për rikthimin e tyre në zona që nuk përbëjnë rrezik. Gjermania e mbeshtet këtë projekt, pasi sipas ambasadorit gjerman Hoffmann, në Shqipëri ka pasur shumë të vdekur dhe të plagosur nga shpërthimi i municioneve të vjetra. I pranishëm në nënshkrimin e marrëveshjes ishte edhe Zv. Ministri i Mbrojtjes Dritan Hila, njëkohësisht i ngarkuari nga Qeveria për koordinimin e të gjitha masave për demilitarizimin e vendit.