Komisioni i Ligjeve, debate mes mazhorancës për Gardën e Byronë

426
Sigal

Mazhoranca në Komisionin e Ligjeve  ka debatuar  mbi projekt ligjin për “Për Policinë e Shtetit”.  Deputetët e Lëvizjes Socialiste për Integrim në këtë Komision kanë kërkuar të mos shqyrtohen dy pika ajo për shkrirjen e Gardës, si dhe byroja e hetimit. “Kërkojmë që të dalë jashtë rendit të ditës Byroja Kombëtare dhe Garda”, ka thënë deputeti Spartak Braho.  “Me këto dy kapituj keni bërë një vrimë në ujë. Mua me nxihet faqja të bëhem bashkëfajtor”, ka vazhduar  Braho. Ndërkohë kryetari i Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafa ka pranuar kërkesën e Brahos dhe këto dy çështje do të diskutohen njëherë tjetër. “Ne jo rastesisht bëjme ndarje në parim dhe nen për nen. Ne nuk mund të bllokojmë gjithë procesin. Per shkak të angazhimeve ka marre pelqimin tim ministri për të mos qënë këtu dhe kemi rënë dakort me ministrin qe këto çeshtje që kërkuat dhe ju të mos trajtohen sot”, ka thënë Xhafa.