Fakte nga strukturat fiktive dhe (mos) funksionimi i PD

504
1. Prej 4 vitesh, PD ka kryetarë degësh që nuk votohen as nga familjarët e tyre! Kupola drejtuese është e shkëputur totalisht nga anëtarësia në bazë.
2. Brenda PD në qendër e zona, janë krijuar dhe komandojnë klane kundërshtare të cilët pengojnë dhe baltosin punët e njeri-tjetrit.
3. Afro 80% e degëve të PD në rrethe, kanë numër fiktiv anëtarësie.
4. Ka vetë-komandim prej kryetarit të partisë, pa konsulencë me anëtarësinë, pa vendim-marrje kolegjiale të forumeve drejtuese!
5. Afro 60% e strukturave të degëve të PD e kanë humbur kontaktin statutor me kreun e PD.
6. Afro 50% e kryesive të PD në rrethe, janë të emëruar nga kryetari edhe me dhunë policore e ndërrim bravash të zyrave!
7. Në 90% të vendimeve të partisë në qendër e në rrethe, nuk është zbatuar Statuti.
8. Afro 70% e kryesive të PD në degët e rretheve, nuk i binden kryetarëve dhe anasjelltas.
9. Afro 80% e anëtarësisë në bazë, nuk është mbledhur asnjëherë prej kryesive të degëve në rrethe!
10. Në 40% të zonave jashtë qyteteve, PD nuk ka fare struktura të saj.
11. Afro 90% e kryetarëve degëve të PD të rretheve, banojnë në Tiranë!
12. Në krye të degëve të PD, nuk ka asnjë kryetare femër, anëtare në kryesitë e tyre janë vetëm 3-5% femra!
13. Në listat e kandidatëve për deputetë të PD, 55% janë individë jo anëtarë të PD, ndërsa 30% e tyre janë familjarë të “Gjendjes Civile” të drejtuesve aktiv të PS në qendër e rrethe.
14. Afro 90% e kandidatëve për deputetë, nuk njihen dhe nuk pranohen nga baza e PD, ndërkohë që 40% e tyre, pas daljes së emrit në listë, pyesnin taksistët se ku ndodhej selia e PD!
15. Afro 80% e kryetarëve në rrethe janë familjarisht ish-drejtorë të pushteteve të PD, qysh prej vitit 1992, të cilët urrehen edhe nga anëtarësia e PD. 
Sigal