FOTO/ Rreziku nga përmbytjet në Fier, Vjosa nga shtrati, pa energji disa fshatra

191
E vështirë ka qenë për mbarë vendin nata që lamë pas, ndërkohë që priten që Shqipëria të jetë ende për disa orë në ‘luftë’ me ujin. Nga të dhënat që raportojnë korrespondentët në rrethe për ‘BalkanWeb’ situata paraqitet me rrezik për orët në vijim në jug të vendit. Kështu, bëhet e ditur se Vjosa ka dalë nga shtrati (në pjesën e Vlorës), ndërkohë që Shtabi i Emergjencave të Vlorës është aktualisht duke koordinuar punën edhe me qarkun e Fierit.
Korrespondenti Ervis Kuçi raportin për ‘BalkanWeb se në orën 09:30 do të mblidhet Shtabi i Emergjencës në Prefekturë, pasi situata paraqitet tepër alarmante pas daljes nga shtrati të Vjosës. Ndërkohë Gjanica dhe lumi Seman janë në kuotat normale.
Po ashtu, gjatë natës në Fier është ndërprerë energjia në disa fshatrat e njësive administrative Levan dhe Frakull si pasoje e defekteve ne izolatorët e shtyllave te tensionit të lartë.