FOTO/ Protesta nga Fieri në Pezë, çfarë po ndodh…

519
Dy protesta për motive të ndryshme janë zhvilluar në Fier dhe Pezë gjatë ditës së sotme. Në Fier ishin patriotët e rinj dhe shoqëria civile që kanë protestuar paqra Prefekturës në lidhje me negociatat që po zhvillohen mes Shqipërisë dhe Greqisë.
Protestuesit kanë kërkuar transparencë për bisedimet, veçanërisht porsa i takon çështjes çame, varrezave të ushtarëve grekë dhe çështjen Çame. Protestuesit kërkojnë vendosjen në dispozicion të procesverbaleve të bisedimeve të Kretës si dhe të Korçës, si dhe kopje të plotfuqive për grupin negociator.
Ndërkohë në Pezë, qindra banorë protestuan kundër impiantit të Bitumit për prodhimin e asfaltit që është vendosur në atë zonë.
Banorët janë shprehur se nuk do ta lejojnë ndërtimin e kësaj fabrike pasi ndotja e ajrit është shumë e lartë.
“Duam të jetojmë, larg kancerit”, shkruhet në disa prej pankartave të banorëve. Ata kanë thënë se në këtë zonë janë 4 shkolla në një distancë të afërt me fabrikën.
Sigal