Sigal

Një aksident i rrallë ka ndodhur ne aksin Gjirokastër – Kakavijë pranë fshatit Vanister ku një mjet tip “Nissan” ka përplasur rreth 30 krerë të imëta që po kalonin rrugën nacionale.

Efektivët e policisë shkuan në vendngjarje dhe shoqëruan në komisariat drejtuesin e automjetit.

Burime në vendin e ngjarjes thanë se shkak është bërë shpejtësia e madhe dhe mungesa e ndriçimit në këtë aks të rrugës.