I kërkuan të ekzekutonte Filip Gjeloshajn ‘të fortin e Lekbibajt’, rrëfehet Henrik Hoxhaj: Më ofruan 50 mijë euro, ja kush ishte porositësi

218
Sigal

Janë zbuluar detaje të reja nga dosja hetimore e operacionit të koduar “Plumbi i artë”.

Siç konfirmuan dhe organet kompetente, nga dëshmitë e dy të penduarve, Nuredin Dumanit dhe Henrik Hoxhajt janë zbuluar detaje tronditëse dhe vrasje të ndodhura gjatë dekadës së fundit.

Në dosje, është treguar dhe atentati i dështuar ndaj Filip Gjeloshajt, një emër i njohur për drejtësinë.

Dinamika se si ndodhi ngjarja më 5 shkurt të vitit 2011

Më datë 05.02.2011 rreth orës 20.30, në vendin e quajtur rruga “Siri Kodra”, në kryqëzimin e kësaj rruge me Rrugë: “Duke Duka”, nga persona të paidentifikuar, është qëlluar me armë zjarri shtetasi Filip Gjeloshi ku për pasojë është plagosur lehtë në krah. Pas marrjes së këtij njoftimi nga ana e shërbimeve të policisë gjyqësore të Drejtorisë Vendore të Policisë, Tiranë është ngritur grupi hetimor ku janë kryer veprimet në vendin e ngjarjes.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe fiksuar me cilësinë e provës materiale: Prokuroria arsyeton se: Nga veprimet paraprake hetimore ka rezultuar se shtetasi Filip Gjeloshi rreth orës 22:00 pasi ka mbyllur lokalin e tij, të cilin e ka rreth 400 metra nga vendi i ngjarjes, ka lëvizur me makinën e tij tip “Mitsubishi”, me ngjyrë të bardhë. Në makinë bashkë me të ka qenë dhe shtetasja Mimoza Isufi. Në momentin që i është afruar kryqëzimit të rrugës, në afërsi të banesës së tij është qëlluar me armë zjarri disa herë. Në automjetin e tij janë konstatuar dëmtime me armë zjarri.

Gjithashtu shtetasi Filip Gjeloshaj ka marrë plagë të lehta në krah jashtë rrezikut për jetën. Lidhur me këtë ngjarje, janë pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethana të dobishme hetimit shtetasit: Mimoza lsufi, Gjin Gjeloshi, Filip Gjeloshaj dhe Ardian Ozuni.

Shtetasi Adrian Ozuni ka sqaruar se njihet me Filip Gjeloshin që para 10 vjetëve dhe në përgjithësi me të ka shkuar mirë. Ai ka sqaruar në deklarimin e tij lëvizjet ditën e ngjarjes dhe se si është vënë në dijeni të saj nëpërmjet televizorit. Gjithashtu ai sqaron se nuk ka dijeni se kush e ka qëlluar Filip Gjeloshin.

Ndërkaq, Hoxhaj ka thënë se i ishte premtuar nga Ozuni shifra e 50 mijë eurove për të eliminuar Gjeloshin. Ai ka zbuluar me detaje të gjitha lëvizjet e tij, deri në momentin që hapi zjarr ndaj shënjestrës. Hoxhaj thotë më tej, se ka mësuar se nuk e ka kryer deri në fund punën, përmes televizorit.

“Gjithashtu mbaj mend që në vitin 2011 muaji Shkurt duhet të ketë qenë unë kam marrë porosi nga shtetasi Ardian Ozuni i cili aktualisht ndodhet në burg për ngjarje të tjera kriminale. Ky shtetas më ka ofruar që për të kryer vrasjen e shtetasit Filip Gjeloshi do të merrja shumën 50 mijë euro dhe më ka dhënë 10 milion lekë paradhënie për shpenzimet.

Arsyeja se përse donte ta vriste ishte sepse Filip Gjeloshi e kishte kërcënuar dhe ofenduar në telefon Ardianin pasi ky i fundit i kishte rrahur një njeriun e Filipit. Pasi pranova ofertën për ta kryer punën unë e kam mbikëqyrur disa here shënjestrën tek lokali i tij “Lekbibaj” derisa vendosa momentin e duhur për ta kryer.

Unë kam pasur një automjet Fiat Punto të bardhë pa dokumente me targa italiane dhe brenda mjetit kam pasur një automatik kallashnikov me silenciator. Automatikun ma ka gjetur Ardiani i cili njihej me pseudonimin “Cufi” dhe përveçse më gjeti armën i ka bërë nuk e di se ku edhe një silenciator të cilin e provuam tek karburanti i tij në Allias.

Ditën e ngjarjes mbaj mend që ka qenë errësirë dhe unë kisha i parkuar afër lokalit që ky shtetas kishte tek rruga “Siri Kodra” dhe po prisja që shënjestra (Filipi) të vinte.

Ai ka ardhur pas një farë kohe me automjetin e tij mbaj mend që ka qenë i markës Mitsubishi me targa angleze dhe timon në krah të kundërt.

Sapo e kam parë të afrohej kur ai ndaloi në kthesë kam dalë nga makina ime dhe kam shtënë disa herë me breshëri të shkurtra por menjëherë e kam ndërprerë zjarrin pasi kam parë se në vendin e parë të makinës ka pasur një femër dhe duke qenë se nuk doja të dëmtoja femrën kam vendosur të mos qëlloja më dhe jam futur në makinën time dhe jam larguar për nga drejtimi i sipërm pasi nga shinat e trenit mund të kishte postbllok tek ura Paskuqanit.

Më pas pashë në televizor që ai ishte plagosur nga atentati por nuk jam marrë më me atë punë duke qenë se nuk..”, ka deklaruar Hoxhaj.