FOTO/ Kishte shkuar për pushime, mbytet në plazhin e Tales shqiptari nga Kosova

220
Një shqiptar nga Kosova është mbytur pasditen e sotme në Plazhin e Tales në Lezhë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00, ndërsa shtetasi nga Kosova, me inicialet Sh.K 46 vjec është nxjerrë nga deti nga pushuesit.
Sipas dëshmitarëve, ambulanca erdhi me vonesë dhe ai nuk pati mundësi për t’u transportuar në spital. Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:
Me datë 01.07.2017, rreth orës 17 : 21 është marrë njoftim se në plazhin e Tales, një shtetas ka rrezikuar të mbytet.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore, që kanë konstatuar se shtetasi Sh.K. 46 vjeç, banues në Kosovë, pushues në plazhin e Tales, ka qenë duke u mbytur dhe është nxjerrë jashtë detit nga pushuesit.

Menjëherë është transportuar me ambulancë në Spitalin Rajonal Lezhë , por rrugës ka ndërruar jetë. Në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune, dhe shkak dyshohet mbytja nga uji.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë , po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve .