Fier, bllokohen 12 farmaci bujqësore s’kishin dokumentacion dhe licencë

624
Sigal

FIER– Bllokimi i 12 farmacive bujqësore dhe gjobitja e 10 të tjerave, është bilanci i një aksioni të Autoritetit Rajonal të Ushqimit në qarkun e Fierit, ku në fokus ishin farmacitë bujqësore.
 
Sipas kreut rajonal të këtij institucioni, bllokimi i këtyre farmacive bujqësore ka ardhur pasi nuk posedonin licencë për ushtrimin e aktivitetit.
 
Ndërkaq, për gjobat e vendosura Çuko sqaron se këto subjekte kishin mangësi në dokumentacion, teksa premton se kontrollet në këto farmaci do vijojnë intensivisht.