Energjia, gati njësia speciale për kapjen e abuzuesve në OSHEE

535
Sigal

TIRANE – Një grup i posaçëm operacional do të ngrihet për të arrestuar bashkëpunëtorët e vjedhjes së energjisë brenda Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike. Kjo njësi speciale do të jetë në varësi të Ministrisë së Industrisë dhe Energjisë dhe do të ketë synim eleminimin e abuzimeve brenda Shpërndarjes. Janë pikërisht punonjësit e OSHEE që në pjesën më të madhe kryejnë lidhjet e paligjshme të energjisë elektrike në këmbim të parave që marrin nga pronarët e bizneseve apo familjarët e thjeshtë. Duke i parë si “personazhët” kryesorë të shkeljes së ligjit, ndaj edhe dënimi për ta është më i madh, 5 vjet burg, ndërsa për personat që i gjendet lidhja e jashtëligjshme dënimi është 3 vjet heqje lirie.
 
Nisma e qeverisë për këtë strukturë operacionale u prezantua nga ministri i Industrisë dhe Energjisë Damian Gjiknuri në seancën parlamentare të kësaj të enjteje. “Arrestimi i punonjësve të OSHEE është veprim i zgjuar dhe ka efekt të jashtëzakonshëm edhe për parandalimin, se ai nuk zhvillohet i izoluar. Masivisht klienti si fut duart në sistem pa ndihëm e punonjësve”, tha Gjiknuri.

Ndërsa më tej dhe kreu i qeverisë Edi Rama njoftoi ngritjen e kësaj njësie përmes Twitter.  “Ngrihet Njësia Operacionale Speciale në varësi të Ministrit të Energjisë për ndjekjen e kapjen e bashkëpunëtorëve të hajdutëve brenda OSHEE”, -shkroi Rama.