Emigrantët e kthyer shtojnë papunësinë

79
Me kthimin e emigrantëve në Shqipëri është rritur dhe kërkesa për punë.
Sipas të dhënave të Shërbimit Kombëtar të Punës raportojnë se në fund të viti 2016 kthimi i emigrantëve ka rritur numrin e punë kërkueseve në 717 nga 289 që ishin më parë.
Pjesa më e madhe e emigrantëve rezultojnë të jenë të kthyer nga Greqia me 74% ku shumica e tyre rezultojnë të jenë meshkuj dhe kryefamiljarë.
Shkak të këtyre valëve të kthimit të emigrantëve janë bërë vështirësitë ekonomike ku 75% e tyre s’kanë pasur një vend pune për një kohë të gjatë.
Qarku që ka pasur më shumë emigrantë të kthyer ka qenë qarku i Elbasanit i ndjekur nga ai i Kukësit, Vlorës dhe Lezhës.
Pothuajse të gjithë të kthyerit janë vetëm me arsim të mesëm.