Polici i burgjeve vret veten me armë zjarri

383
Sigal

Një 47-vjeçar ka vetëvrarë veten me armë zjarri në rrugën ‘’Taulantia’’ në lagjen Ali Demi në Tiranë.

Sipas Policisë, dyshohet se I.L, ka qëlluar veten. Ngjarja ka ndodhur në orën 14:30, dhe grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të sqaruar rrethanat. Mësohet se zotëria ishte punonjës i policisë së burgjeve.

Njofitimi i policisë : 

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 09.03.2021,  rreth orës 14:30, në rrugën “Taulantia” në  Ali Dem, dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri pistoletë shtetasi I. L., 47 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.