Elbasani dhe Berati 41 °C, parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

635
Sigal

Meteoalb bën të ditur se edhe gjatë ditës së martë, në vend do të ushtrojë ndikim vala e të nxehtit.

Fundjava shënoi edhe ditët më të nxehta të regjistruar për këtë vit me temperaturën më të lartë të regjistruar në qytetin e Elbasanit me 41.5°C.

Gjithashtu temperatura të larta termometri shënoi edhe në vende të tjera si Gjirokastër 40.4°C si dhe Berat e Tiranë me 38.0°C.

Gjatë kësaj jave parashikohet mot i kthjellët ku përjashtim bën dita e Mërkurë dhe ajo e Enjte ku pritet depërtimi i masave ajrore relativisht të paqëndrueshme me origjinë perëndimore.

Moti do të jetë kryesisht i kthjellët por do të ketë edhe prezencë të vranësirave kalimtare shoqëruar me reshje shiu në formë shtrëngatash (dita e Mërkurë) në zonën e veriut. Dita e Enjte do të ketë vranësira kalimtare të cilat do të shoqërohen me reshje shiu të izoluara.

Temperaturat për datë 13 gusht parashikohen:

QYTETET    Temperaturat në °C

Shkodër    26/36 diell

Kukës    21/37 diell

Lezhë    28/38 diell

Dibër    21/36 diell

Durrës    25/34 diell

Tiranë    26/38 diell

Elbasan    25/41 diell

Berat    22/41 diell

Vlorë    24/38 diell

Korcë    21/34 diell

Gjirokastër    22/41 diell

Sarandë    24/37 Diell.