Elbasan, jepen me qira sheshet, tanimë çdo automjet duhet të paguajë taksën e parkimit

760
Sigal

Këshilli Bashkiak, Sejdini: “Vendimi do të zbatohet për 1 vit dhe në bazë të rezultatit do të vendoset për më tej”

Në Elbasan është mbajtur mbledhja e radhës e Këshillit Bashkiak, ku çështja kryesore e diskutimit ka qenë për mjetet e transportit, të cilat do të parkojnë me pagesë, ku nga diskutimet e shumta midis këshilltarëve të majtë dhe të djathtë është vendosur se tashmë çdo mjet transporti, i cili do të parkojë nëpër sheshe të ndryshme të qytetit të Elbasanit, do të paguajë një taksë të caktuar për çdo metër  katror të zënë. Ky vendim është vënë në fuqi paraditen e djeshme gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak, ku u vendos që të miratohet dhënia me qira e shesheve për parkim për çdo metër katror. Sipas kryetarit të Bashkisë Elbasan, z. Qazim Sejdini ky lloj vendimi fillimisht do të provohet për afro 1 vit, ku dhe do të shihen dhe rezultatet për çdo parkim të dhënë me qira për metër katror, nëse do të zbatohet apo jo ky ligj dhe si do të jetë rezultati do ta shohim pas një viti, ku do të merret edhe një vendim i dytë. Sejdini tha se ligji që sapo hyri në fuqi do të jetë i barabartë për të gjithë qytetarët dhe se nuk do ketë tolerime apo dallime. Nga ana e këshilltarëve gjatë kësaj mbledhjeje është diskutuar që ky ligj të përforcohet pasi pritet të lehtësojë qarkullimin e mjeteve në qytet, rritjen e të ardhurave të bashkisë si dhe disiplinë në të parkuarat pasi sipas tyre shoferët parkojnë vend e pa vend. Në sheshet kryesore të Elbasanit si në: sheshin para Bashkisë, para Kinoklubit, para Turizmit dhe veçanërisht tek Posta, evidentohen një numër i madh automjetesh, të cilat jo vetëm në të shumtën e rasteve janë pa licencë bllokojnë hapësirat e tyre që janë të licencuara. Ndër të tjera në këtë mbledhje u vendos që në kuadër të zgjedhjeve të 23 Qershorit, Salla e Pallatit të Sportit, duke qenë që është vendosur të shërbejë si qendër e numërimit të votave, u kërkua përdorimi i fondit rezervë të Bashkisë për mbulimin e shpenzimeve që do të kryhen për krijimin e këtyre ambienteve në këtë sallë. Gjë, kjo, e cila do të sistemojë 3 KZAZ të përfshira në të, për zhvillimin sa më normal të zgjedhjeve të 23 Qershorit duke mos krijuar kështu as dhe problemin më të vogël