Efektet e pakrahasueshme që i bën gjalpi i kikirikut organizmit tonë

1281
Nëse deri tani e keni nënvlerësuar gjalpin e kikirikut në raftet e marketeve, bëni mirë që në vazhdim ta vendosni në shportën tuaj. Këto janë arsyet.

1. Ngrënia e gjalpit të kikirikut mund të zvogëlojë rrezikun e kancerit të gjirit te gratë, tregon një studim i ri. Vajzat adoleshente të cilat rregullisht hanë kikirikë kanë 39 përqind më pak gjasa për të zhvilluar sëmundjet beninje të gjirit nga mosha 30.Disa sëmundje beninje të gjirit, rritin rrezikun e kancerit të gjirit më vonë në jetë.

2. Doni të shtoni peshë? Konsumoni në mëngjes bukë të zezë të lyer me gjalpë kikiriku.

3. Përmirëson jetën seksuale. Lajmi i mirë për njerëzit që e pëlqejnë gjalpin e kikirikut është ai ka yndyra organike bimore, të cilat absorbohen lehtë nga organizmi. Gjalpi i kikirikut rrit dopaminën dhe epshin te femrat. Herën tjetër që do ta konsumoni, sigurohuni që të merrni pak më shumë.

4. Kuron diabetin. Në një studim të afër 1000 burrave dhe grave është parë se sa më i lartë ishte konsumimi i ushqimeve nga drithërat e plota aq më e mirë ishte ndjeshmëria ndaj insulinës dhe stabiliteti i sheqerit ne gjak.
Sigal