Edi Rama mbledh biznesmenët që t’i kërkojnë opozitës të votojë vetingun

538
Ka qenë radha e biznesmenëve sot që të kërkojnë vetingun. Pas leksionit me studentët në Elbasan dhe qytetarët që firmosin peticionin tek çadrat, Edi Rama organizoi një takim me sipërmarrës. Në takim ishin biznesmenë të njohur për mbështetjen që i kanë dhënë socialistëve në fushatat zgjedhore, ministra dhe deputetë që kanë hyrë në politikë nga bota e biznesit. Reformën në drejtësi e kërkoi i pari kreu i shoqatës Biznes Albania, Luan Bregasi që rezulton të jetë edhe anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës, si përfaqësues i Partisë Socialiste. Sipas tij, Partia Demokratike duhet ta votojë vetingun. Takimet e kryeministrit Edi Rama për Vetingun janë bërë të përditshme. Ndërkohë Partia Socialiste njoftoi se do të jetë Olta Xhaçka që do të firmosë peticionin për Vetingun për ditën e sotme.
Sigal