Sulmi i Berlinit, policia gjermane bastis ndërtesa e xhami

498
Policia gjermane ka zhvilluar kontolle në më shumë se 20 prona në kryeqytet të martën në lidhje me xhaminë që frekuentohej nga tuniziani, autor i sulmit të Berlinit që vrau 12 persona dhe plagosi mbi 50 të tjerë në sulmin në tregun e Krishtlindjeve.

Rreth 450 oficerë kanë bastisur apartamente, 2 kompani dhe 6 qeli burgu të dyshuara për lidhje me organizatën e ashtquajtur “Fussilet 33 e.V.”, e cila drejtonte xhaminë.
Autoritet thonë se operacioni ka nisur që në orën 6 të mëngjesit dhe kërkimet do të vijojnë. 

Prokurori federal ka thënë se Anis Amri, sulmuesi i Berlinit, vizitoi një xhami të drejtuar nga organizata “Fussilet 33 e.V. ditën e sulmit të dhjetorit. 

Më 31 janar policia gjermane arrestoi tre burra të dyshuar për lidhje të ngushta me militantët e Shtetit Islamik dhe që kishin planifikuar të udhetonin në Lindjen e Mesme për tu bashkuar me ekstremistët.

E përditshma gjermane Bild tha se të arrestuarit gjithashtu kishin qenë frekuentues të xhamisë në rrethin Moabit të Berlinit, e njëjta që mendohet se frekuentonte Amri.

Një ditë më parë 5 studentë italianë, numrat ë të cilëve u gjendën në celualin e autorit të sulmit, dëshmuan se e njihnin Amri si shpërndarës droge.

Amri kishte 14 identitete të ndryshme dhe kishte qenë nën fenerët e agjentëve të inteligjencës gjermane.

Gjithashtu edhe prejardhja e tij islamike ishte e njohur, po aq sa edhe fakti që punonte si shpërndarës droge .Më 21 shtator shërbimet sekrete pushuan së kërkuari Amri duke mos e konsideruar më një kërcënim terrorist.

Amri u vra rastësisht nga policia ne Milano, dy ditë pas ngjarjes që tronditi Gjermaninë.
Sigal