Durrës/ Arrestohen dy persona nën akuzën për vjedhje

183

Policia e Durrësit ka vënë në pranga dy persona, të cilët ishin shpallur në kërkim për veprat e vjedhjes dhe mashtrimit.

Ata akuzohen për vjedhje e mashtrim.

Njoftimi i Policisë së Shtetit:

Durrës

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Ndalohen dy persona në kërkim për veprat penale “Vjedhja” dhe “Mashtrimi”.

Seksioni për Hetimin dhe Parandalimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës , në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, kapën dhe ndaluan shtetasin :

-P.P.,26 vjeç, banues në Katund Sukth.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, në datë 06.06.2019, ka vendosur ndaj tij masën “Arrest me burg” për veprën penale “Vjedhja, kryer në bashkëpunim ”

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim pasi  dyshohet të ketë kryer një serë vjedhjesh banesash në periudhën kohore Janar-Qershor 2019, në Durrës.

Gjithashtu në Krujë u kap dhe u ndalua shtetasi A.B.,41 vjeç, banues në fshatin Halil, Krujë.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Apelit Tiranë, në datë 07.04.2014, e ka dënuar me 3 vite burg për veprën penale “Mashtrimi” parashikuar nga neni 143/1 të Kodit Penal. Materialet hetimore u referuan në Prokurori për veprime të mëtejshme.