Digjet makina “Range Rover” në Elbasan, dyshimet e para

143

Në qytetin e Elbasanit është djegur gjatë natës një makinë luksoze tip “Range Rover”.

Mësohet se mjeti ishte i parkuar pranë banesës së shtetasit me iniciale M.A.

Policia po e heton ngjarjen dhe dyshohet se është zjarrvënie e qëllimshme.

Njoftimi i Policisë:

Gjatë mbrëmjes së djeshme ka rënë zjarr në mjetit tip “Range Rover”, në pronësi të shtetasit M.A., Mjeti ishte i parkuar në rrugë pranë banesës dhe si pasojë e zjarrit mjeti është djegur pjesërisht.

Nga hetimi paraprak dyshohet se zjarri është aksidental. Grupi hetimor vijon punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes.