Diell dhe rrebeshe shiu! Mësoni si do të jenë temperaturat nesër

83
Ditët e fundit moti ka shënuar luhatje të temperaturave. Ndërsa ditën e martë kthjellime dhe vranësira të lehta do të dominojnë motin në bregdet dhe zonat e ulëta por vranësira më të dukshme do të ketë në zonat lindore. Sipas meteoalb edhe pasditja mbetet në të njejtat kushte atmosferike ku pjesa më e madhe e vendit do të jete me kthjellime dhe vranësira kalimtare duke përjashtuar ekstremin verior dhe verilindor ku do të ketë rrebeshe shiu afat-shkurtër, kryesisht në orët e mbrëmjes.
Temperaturat e ajrit do të pesojnë rritje me 2°C në të dy vlerat ekstremale të ditës duke bërë që minimumi në rang vendi të shkoje 14 – 15°C ndërsa maksimumi 33 – 34°C.