Didi në SHBA, zyrtarisht oficer kontakti në ambasadën shqiptare

519
Ish numri një i policisë së shtetit Artan Didi ka nisur zyrtarisht detyrën e oficerit të kontaktit në ambasadën shqiptare në Washington. Janë këto foto që shihni të cilat tregojnë Didin në detyrën e re pranë selisë diplomatike shqiptare. Në aktivitetin e organizuar pak ditë më parë në selinë diplomatike, Didi është shfaqur krah dy ish ambasadorëve Aleksandër Arvizu dhe John Withers. 5 muaj më parë Artan Didi dha dorëheqjen nga pozicioni i drejtorit të përgjithshëm të policisë së shtetit me kërkesën e Interpolit belg për arrestimin e deputetit kristian demokrat Mark Frroku.
Sigal