Dhunonte nënën e tij, arrestohet 41-vjeçari nga Korça

133

Një 41-vjeçar, i cili akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij është arrestuar nga policia e Korçës.

Policia ka proceduar dhe dy persona të tjerë për vepra të tjera penale.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E.F, 41 vjeç, banues në Korçë, pasi ky shtetas dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj nënës së tij shtetases V.F, 66 vjeçe.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Dhuna në familje”.

Specialistët e Sektorit për Policinë Rrugore, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
L.M, 43 vjeç, banues në fshatin Beragozhdë, pasi në rrugën “1 Maji” në Pogradec, ky shtetas u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Volkswagen”.

E.V, 43 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr 9 në Korçë ky shtetas u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Ford”.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”, njofton policia.