Detaje mbi ngjarjen në Kanionin e Holtës, shpëtohen të humburit

183

Vizita në kanionet e Holtës ka rezultuar tragjike për një vajzë 25 vjeçare. Viktima  e identifikuar si T.S u gjet në dalje të kanionit.

25-vjeçarja  ishte pjesë e një grupi turistësh që u bllokuan në kanionet e Holtës këtë pasdite nga rritja e papritur e prurjeve të lumit.

Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë, emergjencat dhe zjarrfiksja dhe 3 autoambulanca nga spitali i Gramshit.

Grupet e shpëtimit shpëtuan fillisht katër fëmijë dhe më pas një djalë 20 vjeç dhe një burrë 50 vjeç.

Njoftimi paraprak i Policisë së Shtetit:

Personat  që kishin humbur kontaktet  në kanionet e Gramshit janë gjetur nga Policia dhe Zjarrfikësit.

Në dalje të kanionit një vajzë rreth 25 vjeçe nga Lushnja është gjetur e pa jetë si pasojë e rrëmbimit nga rryma e fuqishme e ujit, ndërsa dy të tjerët nuk kanë probleme për jetën.

Edhe  personat e tjerë që u gjetën më parë  nga policia nuk kanë probleme për shëndetin.

Në operacionin e kërkim-shpëtimit është përfshirë edhe Renea me polumbarët e saj.

Ndërkohë vijon krehja e zonës së kanioneve për tu siguruar që s’ka persona të tjerë që mund të kenë nevojë për ndihmë.