Thirrja e Presidentit Meta për protestë, qytetarët mbështesin Presidentin: Jemi me ty, zhduke mafien në pushtet!

457
Sigal

Thirrja e Presidentit Ilir Meta për tubim, më 2 mars duket sa ka gjetur mbështetje në radhët e qytetarëve.

Në rrjetet sociale, të cilat janë kthyer tashmë edhe si përcjellës të mesazheve, jo vetëm nga politikanët, janë të shumtë ata që ndajnë mendimet e tyre pro, apo se do t’i përgjigjen pozitivisht thirrjes së Kreut të Shtetit.

Në një vështrim në profilin e Presidentit në facebook, ka ndër ta që vlerësojnë qëndrimet e tij, sa i takon ligjit për gjyqtarët, të votuar në parlament, për të cilin Presidenti akuzoi maxhorancën se po përgatit një grusht shteti në vend.

“Mblidhe popullin dhe zhduke mafien ne pushtet se na myten hajdutat nga Edi rama deri te ma i vogli ne pushtet” shkruan një prej komentuesve.

Ndërkohë, një tjetër komentues, kërkon nga Meta të shpërndajë parlamentin: “Z President shperndaje parlamentin. Se popullin pas e ke. Ta shofi mir rilindja popullin , eshte ne whatsapp apo ne shesh..” shkruan një tjetër ndjekës në profilin e kreut të shtetit.

“Me ty Presidentin e vendit tim”, komenton një tjetër qytetar.