Deputetja greke e Qipros mesazh ultarnacionalist në Tiranë, kërkon “qiqra në hell” për troje greke në Shqipëri

554
Sigal

“Gjendem mes greqizmit të
Vorioepirit, i cili prek këto toka të shenjta të një vendi grek të lashtë që ka
ngelur jashtë kufijve të shtetit grek”. Kështu u shpreh deputetja greke e
Qipros, Eleni Theocharous në Tiranë në takimin “Jo grabitjes së pronave, pro
 zhvillimit dhe integrimit në BE” organizuar nga PBDNJ, Organizata Omonia,
Aleanca për mbrojtjen e pronës së bregdetit, Bashkimi himariot i Amerikës dhe
Bashkimi himariot i Athinës, duke shtuar se sjell mesazhin e shpresës, luftës
dhe fitores dhe se nuk nënshtrohet një popull që jeton në skllavëri, por nuk
është skllav. Deputeja greke e Qipros, Eleni Theocharous duke zhvendosur
kërcënimet greke nga PE në Tiranë vlerëson se ka ardhur momenti për rezistencën
e fundit që grekët mund të bëjnë duke sjellë në vëmendje tragjedinë e
helenizmit qipriot thekson:“Që atëhere kur kemi formuar
frontin për Epirin kanë kaluar gjithë këto vjet dhe asgjë. Ne ndiejmë detyrimit
të mbrojmë të gjitha të drejtat e Vorioepirit. Greqizmi i voriepirit do ishte
ok, nëse qeveritë do i jepnin rëndësinë e duhur dhe duhet të ndodhë pa
pretendime për territoret greke që ndodhen këtu. Pa rezistencën dhe
irredentizmit të myslimanëve.”
 Duke rikujtuar raportin e Fleckenstein për
integrimin e Shqipërisë për të cilin u fol të martën e kaluar në PE
eurodeputetja thekson se “Greqia e nxituar ka miratuar që  Shqipëria  të vazhdojë
me integrimin, sepse ky vend kalon në nivel shumë të lartë të krimit dhe
korrupsionit, ushtron presion me minoritetet, dhe është në vegël e Turqisë duke
lejuar shkollat e myslimanëve.”
Eurodeputetja greke Eleni
Theocharous tha se Shqipëria duhet të lejojë të drejtën e shprehjes,  të
drejtën e qarkullimit të librave. Ndërsa shtoi, se Greqia e ka ndihmuar
Shqipërinë ndaj asnjë shqetësim nga shqiptarët nuk është  i justifikuar.