Demontohen 17 ton municione të Malit të Zi sipas standartit të NATO

537
Sigal

ELBASAN – Shqipëria përfundon me sukses të plotë agjësimin e 17 ton municioneve të ardhura nga Mali i Zi. Lajmi bëhet i ditur nga vetë Ministria e Mbrojtjes e cila thekson se demontimin i municioneve është kryer në Uzinën e Lëndëve Plasëse në Mjekës të Elbasanit.

Sipas Ministrisë, finalizimi i këtij projekti është i një rëndësie të veçantë, pasi e kthen Shqipërinë në një qëndër të specializuar demontimi, duke rritur njëkohësisht mundësinë për hapjen e vendeve të reja pune.

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, gjatë inspektimit që bëri në Uzinën e Lëndëve Plasëse në Mjekës, u shpreh mjaft optimiste për mundësitë që i ofrohen qeverisë shqiptare me përfundimin e sukseshshëm të këtij projekti pilot.

Në njoftimin e Ministrisë theksohet se “për zbatimin e këtij projekti nga punonjësit e Uzinës në Mjekës u ndoqën me rregullat e zbatimit teknik të kushteve dhe normave të sigurisë sipas standardeve të NATO-s dhe sipas kërkesave të projektit tonë teknologjik, si dhe në përputhje të plotë me planifikimin nga ana jonë.”

Gjatë zhvillimit të këtij projekti, u realizua asgjësimi i 17 ton municion i ardhur nga Ministria e Mbrojtjes e Malit të Zi, në kuadër të marrëveshjes së nënshkruar për këtë qëllim midis dy palëve.