Vuçiç në OKB: Të krijohet Gjykata Speciale,Thaçi: OK, duam drejtësi

455
Sigal

Ndërsa kryeministri serb, Aleksandër Vuçiç, ka bërë thirrje në Këshillin e Sigurimit në OKB për krijimin e Gjykatës Speciale, duke pretenduar që anëtarët e UÇK-së që kanë kryer krime kundër serbëve dhe pakicave të tjera jo-shqiptare të dënohen, Hashim Thaçi ka treguar gatishmërinë për këtë.
 
Ai ka thënë se Kosova është e gatshme ta themelojë Gjykatën Speciale.”Ne do ta themelojmë Gjykatën Speciale për dyshimet e ngritura dhe duam drejtësi”, ka thënë Thaçi. 
 
Vuçiç në OKB: Të krijohet Gjykata Speciale, të dënohen luftëtarët e UÇK
 
Kryeministri serb, Aleksandër Vuçiç, ka bërë thirrje për krijimin e Gjykatës Speciale, duke pretenduar se pjesëtarët e UÇK-së duhet të dënohen për krimet e kryera kundër serbëve dhe jo-shqiptarëve.
“Serbët nuk mund të vizitojnë varret e të parëve të tyre në Kosovë sepse nuk ka siguri. Thirrja e institucioneve atje është veç mashtrim sepse atje nuk ka siguri”, ka thënë ai.
 
“Gjykata speciale duhet t’i gjykojë pjesëtarët e UÇK-së që kanë kryer krime kundër serbëve. Dënimi i tyre nga EULEX-i deri më tani nuk është bërë sepse te ndërkombëtarët ka pasur ndikim elita e politikanëve shqiptarë”.
 
Ai ka folur në detaje për rastin Kleçka dhe për Grupin e Drenicës.
 
Ai nuk ka lënë pa përmendur edhe faktin se në muret e Manastirit të Deçanit janë shkruar grafite kundër serbëve. Ndërsa Policinë e Kosovës e ka quajtur Shërbimi Policor i Kosovës (SHPK).
 
Vuçiç: Serbia ka bërë çdo gjë që bota i ka kërkuar për Kosovën 
Kryeministri serb, Aleksandër Vuçiç, thotë se Serbia ka shmangur të gjitha konfliktet verbale kohën e fundit, sepse konfliktet verbale “i prodhojnë vetëm politikanët e dobët”. Ai ka thënë se Serbia ka bërë gjithçka që i është kërkuar në raport me Kosovën”.
 
Në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB’së për Kosovën, ai veç tjerash tha se Serbia dëshiron një Ballkan normal. Për këtë, ai tha se e ka kuptuar që i rëndësishëm është dialogu.
 
Vuçiç veç tjerash ka thënë se Kosova nuk është e gatshme t’u japë asgjë qytetarëve të tjerë. Ka përmendur “qytetarët që nuk mund të shkojnë të falen lirshëm në tempuj”.
 
“Ka qytetarë që nuk mund të shkojnë në tempujt e tyre pa u frikësuar”, ka thënë Vuçiç.
 
“Kjo nuk do të thotë se ne jemi naiv”, tha ai.
 
“Kemi bërë çdo gjë që bota ka kërkuar nga ne. Kemi normalizuar marrëdhëniet me Prishtinën”, ka thënë ai.

“Serbia ka shmangur konflikte edhe vebnale sepse vetëm politikanët e dobët hapin vraga të tilla. Të gjithë e kuptoni e kemi ndërmarrë hapa vendimtarë për t’i dhënë moment pajtimit midis qytetarëve që jetojnë në Kosovë”, ka thënë Vuçiç
 
“Ne dëshirojmë një Serbi normale, dëshirojmë një Ballkan normal. E dimë se dialogu është e vetmja mënyrë për të vazhduar. Do ta bëjmë Ballkanin të barabartë me tërë Europën”, ka thënë ai.
Thaçi: Pro Gjykatës Speciale. Kosova kaloi momentet e pasigurisë  
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Hashim Thaçi, në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit, zgjedhjet e qershorit i ka cilësuar të suksesshme ndërsa gjashtë muajt e ngërçit politikë i ka quajtur si muaj të pasigurisë, por që nuk krijuan momente të dhunës. Ai ka thënë se Kosova është e gatshme ta themelojë Gjykatën Speciale.
“Ne do ta themelojmë Gjykatën Speciale për dyshimet e ngritura dhe duam drejtësi”, ka thënë Thaçi.
 
Thaçi ka thënë se dialogu me Serbinë do të vazhdojë dhe se ende ka punë për t’u bërë.
 
“Dialogu me Serbinë nuk është ndërprerë edhe pse të jemi shumë të sinqertë, ka ende shumë punë për t’u bërë. Kam besim se të gjitha pengesat do të kalohet”, ka thënë ai.
 
“Qytetarëve të Kosovës, më nuk u interesojnë fjalimet nacionaliste apo ëndrrat etnike. Ju konfirmoj që javën e ardhshme do të konfirmohen institucionet e reja të Kosovës”, ka thënë ai.

Thaçi ka përmendur edhe arrestimet e imamëve në Kosovë.

“Lufta globale kundër terrorizmit ka prekur Kosovën. Ka grupe margjinale edhe te ne sikur në gjitha vendet e botës që po rekrutojnë të rinj për në Siri, për ISIS’in. Qeveria e Kosovës ka marrë hapa që këto kurrë të mos realizohen. Kemi arrestuar edhe imamë që nxisin terrorizmin”, ka thënë ai./Gazetaexpress/