Deklarohet i pastrehë, shqiptarit i zbulojnë 1 kg kokainë në banesë

157
Gjatë një operacioni policie të zhvilluar në Itali, është vënë në pranga një shqiptar, pasi është kapur me 1 kg kokainë.
Mediat italiane raportojnë se bëhet fjalë për 45-vjeçarin me iniciale P.E, i cili në momentin e parë ka pretenduar se është i pastrehë dhe nuk ka lidhje me veprimtari të jashtëligjshme.
Por justifikimi i tij nuk e ka bindur policinë italiane, e cila ka mundur të identifikojë të dashurën e tij, duke i kontrolluar shtëpinë.
Në banesë, policia ka zbuluar një sasi prej 1 kg kokaine me përqindje të lartë pastërtie, e cila ishte ndarë në pako me nga 100 gram secili.
Pas kësaj, policia e ka arrestuar shqiptarin, ndërsa ditën e sotme ka dalë para gjykatës në Romë, ku është njohur me masën e sigurisë.