“Chek-up”-it i del “tymi” i korrupsionit, në lista edhe 29 mijë… të vdekur para vitit 2015!

100

Kompania që helmon shqiptarët me cigare, kryen edhe kontrollin shëndetësor
të viktimave të saj me 120 milionë euro taksa publike

 

 

Nuk ka më asnjë dyshim, mbasi ka prova të plota e
madje edhe dëshmi të ministrit Beqaj dhe të mjekëve në qendrat shëndetësore e
sidomos të qytetarëve, që koncesioni i kontrollit mjekësor të shqiptarëve i
quajtur
“Chek-up” e që përpara viteve 1990 quhej “Depistim i
popullatës”, po rezulton një falsitet që fshihet pas një vendimi qeverie të sajuar si
“qokë” klienteliste, me përmbajtje të plotë aferë korruptive, me pasojë krim
ekonomik-financiar me taksat publike në shuma tepër të mëdha, propozuar zyrtarisht
për miratim prej Ministrit të Shëndetësisë, simbolit të korupsionit Ilir Beqaj,
realizuar në bashkëveprim me firmën private të tregtimit të cigareve me pronare
Vilma Nushin, së cilës ministri Beqaj dhe kreu i “Rilindjes” ia dhanë këtë
koncesion si “fabrikë eurosh”, për shkak të lidhjeve të saj miqësore e
klienteliste me familjen kryeministrore! Përveç pagesës fiktive për punë të
pakryer për 110 mijë persona që nuk janë kontrolluar në
“Chek-up”,
një tjetër skandal është zbuluar dje nga “Telegraf”, pas një bisede me një mjek
që është në kupolën e pronares së këtij koncesioni!

 

Falsiteti/ 19 mijë të
vdekur para vitit 2015, figurojnë sikur kanë bërë
“Chek-up”

 

Dje në redaksinë e gazetës “Telegraf” është bërë një
denoncim prej një mjeku, punonjës i shërbimit të
“Chek-up”-it, sipas të cilit ky koncesion është një proces fiktiv. Nëse bëhen
3 kontrolle, shënohen 30, nëse bëhen 100, shënohen 1000. Pra, sipas mjekut
denoncues të pajtuar prej firmës “3P
Life Logistic sh.p.k”
për monitorimin e letrave të koncesionit të
“Chek-up”-it, rezulton se volumi i
punës së kryer është vetëm 10% e detyrimit që ka kontrata. Në denoncimin e tij
për “Telegraf”, mjeku na bëri me dije fiktivitetin që bëhet me kontrollin
mjekësor (
“Chek-up”) për banorët e fshatrave. Emrat e këtyre shtohen
fiktivisht sikur kanë kryer kontrollin mjekësor, sidomos të fshatrave të largët,
tek të cilët nuk ka as mjek në fshat e në zonë e jo të ketë mjek në familje, siç
broçkollit ministri Beqaj! Por skandali nuk ndalet tek listat fiktive të të
gjallëve. në denoncimin e mjekut të pajtuar prej firmës “3P Life Logistic sh.p.k”, si koordinator për
letrat dhe monitorimin e “Chek-up”, thuhet se në listat emërore elektronike të
personave të kontrolluar, figurojnë edhe të vdekur qysh përpara vitit 20015,
pra pa nisur ende koncesioni i “Chek-up”-it! Sipas tij, thuhet se në këto lista
janë regjistruar sikur kanë bërë “Chek-up”-in edhe mbi 29 mijë persona të
vdekur, ndaj dhe ministria dhe firma koncesionare “3P Life Logistic sh.p.k” që kryen “Chek-up”-in nuk
japin asjnë informacion, nuk i tregojnë listat emërore as përballë Komisionit
Parlamentar të Shëndetësisë! Si është realizuar ky
falsitet me lista emërore të vdekurish, që sipas firmës koncesionare, paskan
dalë nga varret, kanë shkaur të bëjnë
“Chek-up”-in dhe janë kthyer e
janë futur përsëri nëntokë! Për të realizuar këtë falsitet që në fakt është një
“thes” me miliona euro, thuhet se me urdhër të ministrit Beqaj, firma
koncesionare e “nushajve”, ka marrë listat e “Depistimit mjekësor” (kontrollit
shëndetësor) të popullatës që janë bërë në institucionet shëndetësore shtetërore
deri në vitin 2010 dhe i ka futur ato në serverin e saj të shërbimit të
“Chek-up”-it,
sikur ata kanë kryer “Chek-up”-in! Po kështu janë marrë edhe listat e votuesve
të zonave të qendrave të banuara në bashki e komuna. Listat janë marrë bllok pa
u verifikuar as formalisht, por nëse verifikohen rezulton se brenda tyre
gjenden edhe 29 mijë persona të vdekur qysh përpara vitit 20015, madje edhe më
parë!      

Si u sajua, si u realizua
dhe sa është vlera e koncesionit fantazmë
“Chek-up”

 

Është një koncesion që u sajua për t’i falur
miliona euro pa asnjë shpenzim një personi të afërt të oborrit të kreut të “Rilindjes”,
për një shërbim mjekësor shtetëror që mund dhe duhet të bëhet nga institucionet
mjekësore shtetërore, siç është bërë deri tani. Ky koncesion u paraqit si
propozim për “Rilindjen” e shëndetësisë prej ministrit Ilir Beqaj dhe u vulos e
u firmos nga kryeministri, me afat 10-vjeçar, me vlerë 12 milionë euro për çdo
vit. Firma “3P Life Logistic sh.p.k” me pronare Vilma Nushin, mike të familjes
kryeministrore, të cilës i është dhënë me preferencë paraprake ky koncesion, këtë
kontroll mjekësor që quhet
“Chek-up” e kryen pa asnjë detyrim në objektet shëndetësore shtetërore, me
pajisjet mjekësore të shtetit dhe me punonjësit mjekë, infermierë e laborantë që
paguhen nga shteti. Dhe ky koncesion shërbimi që thuhet se bëhet falas prej
firmës, realisht paguhet nga taksat e shqiptarëve! Këtë e konfirmon Kontrata
Koncesioanre Nr.
3082/20, datë 07. 01. 2015, lidhur mes Ministrisë së
Shëndetësisë dhe firmës
“3P Life
Logistic sh.p.k”, me adresë

Kashar, Autostrada Tiranë- Durrës, Rruga Dytësore, Km. 9, Godinë 3
katëshe+magazinë, kati i 2-të! Objekti i koncesionit është “
Kontrolli
mjekësor bazë për grupmoshën 40-65 vjeç”, me kohëzgjatje të kontratës (afat
kohor) 120 muaj, ose 10 vite, publikuar si kontratë e nënshkruar
në “Buletini i Prokurimeve Publike” Nr. 7, datë
23 Shkurt 2015. në këtë njoftim të sh[palljes së fituesit dhe lidhjes së
kontratës me firmën “3P Life Logistic sh.p.k” (Vilma Nushi), thuhet se janë
paraqitur në gara 5 firma private, por vetëm dy kanë qenë të vlefshme dhe në
fund ka rezultuar fituese firma “3P Life Logistic sh.p.k”. Por në kundërshtim
me ligjin, ministri Beqaj nuk ka publikuar, se cilat janë firmat që kanë marrë
pjesë, se çfarë ofertash kanë paraqitur, se cila është firma tjetër që ka
mbetur në garë, se përse janë eliminuar firmat e tjera, se cilat kushte kanë
favorizuar firmën “3P Life Logistic sh.p.k” që është shpallur fituese! Dhe
mashtrimi në këtë kontratë, qëndron në faktin, se ministri Beqaj deklaron sikur
burimi i financimit është firma private, kur në fakt është buxheti i shtetit me
vlerë totale për 10 vite është 120 milionë euro që paguhen nga shteti shqiptar.
E vetmja që mbahet e fshehtë e nuk publikohet është kontrata koncesionare, kjo
për shkak se brenda saj qëndron krimi financiar shtetëror që ka bërë qeveria me
fondet publike në favor të një firme klienteliste të “familje-rilindjes”!

 

110 mijë “Chek-up”-e të kryera, por të paguara me lista
fiktive

 

Dihet që ky shërbim koncesionar është fiktiv
dhe këtë e ka pranuar vetë ministri Beqaj që ka bërë pagesë ndaj firmës “3P
Life Logistic sh.p.k”, në vlerën
1.7 miliardë lekë më shumë sesa puna që
ka kryer realisht, pra është paguar për analiza që nuk i kryer! Nëse për vitin
2015, tek nisma e qeverisë për analizat falas kanë shkuar 244 mijë persona,
kompania fituese e “Check Up-it” është paguar për 355 mijë të tillë. Por edhe
shifra 244 mijë persona, thuhet se është fiktive dhe e fryrë qëllimisht prej
firmës në bashkëpunim me ministrin Beqaj, me qëllim që të bëhen pagesat sipas
kontratës. Gjithsesi fakt i konfirmuar dhe i pranuar tashmë edhe nga ministri Beqaj
është ky: Firmës koncesionare i janë paguar 1.7 miliardë lekë edhe për 110 mijë
kontrolle shëndetësore të pakryera në periudhën mars-dhjetor 2015. edhe pse është
kërkuar të bëhen transparente listat e të kontrolluara në “Chek-up”, ministri Beqaj
nuk lejon asnjë verifikim, gjë të cilën duhet ta nis si proces drejtësia,
referuar edhe kallëzimit penal të bërë ndaj tij prej opozitës!

 

Rritet dhe ulet mosha e “Chek-up”-it, shtohet numri i personave dhe 30%
vlera koncesionit

 

Gazeta “Telegraf” denoncoi thellimin e skandalit financiar
“Rama-Beqja-Nushi” me koncesionin e “Check-up” në Shqipëri, duke e shtuar
moshën e këtij shërbimi deri në 70 vjeç dhe duke e ulur këtë moshë deri në 35
vjeç, nga mosha 40-65 vjeç që ishte kur u dha koncesioni, miratuar prej
qeverisë me VKM të posaçme, miratuara pas propozimit të bërë prej ministrit Beqaj.
Këtë ndryshim moshe, ministri Beqaj nuk e bëri
se ka “merak” për shëndetin e shqiptarëve, por për të shtuar fitimet e
koncesionarit të
“Check-up”, duke shtuar numrin
e grup-moshave të personave që do të përfshihen në kontrollin mjekësor. Ky
skandal me rritjen dhe uljen e moshës së shqiptarëve që kryejnë shërbimin e
“Check-up”,
shton 30% vlerën e koncesionit, më konkretisht
edhe me 36 milionë euro të tjera, ose në total e çon vlerën 156 milionë euro
për 10 vitet e kohës së këtij koncesioni! Informacione të “Telegraf”, bëjnë me
dije se përveç uljes dhe ngritjes së moshës së
“Check-up”-it, thuhet se
ky koncesion do të shtyhet edhe si afat kohor, duke shtuar 10 vite të tjerë,
pra në 20 vite!  Kujtojmë, që ulja dhe rritja e moshës së personave që trajtohen me “Chek-up”,
u shpall zyrtarisht në “Fletore Zyrtare” Nr.
195, datë 21 tetor 2016, me VKM
Nr. 721, datë 12.10.2016 “Për përcaktimin e mënyrës së realizimit të kontrollit mjekësor bazë për
shtetasit e moshës 35-70 vjeç”. Ky koncesion ka nisur qysh prej 2 prillit
2014, kur ka nisur kontrolli mjekësor për moshën 40-65 vjeç, sipas të cilit
trajtoheshin 475 mijë persona. Por, sipas të dhënave faktike të denoncuara edhe
nga deputetët e opozitës, rezulton se zbatimi i këtij koncesioni me vlerë 12
milionë euro në vit është zbatuar vetëm në 19% të numrit të personave të
përcaktuar për shërbimin e “Check-up”-it. Tashmë, kjo vlerë do të shtohet edhe
me 30% të vlerës financiare të koncesionit, në zbatim të VKM
Nr. 721, datë 12.10.2016 që e “zgjeron” këtë shërbim në moshat 35-70 vjeç”, ndryshim ky që shton
vlerën e koncesionit edhe me 36 milionë euro në 10 vjet, ose me 3.6 milionë
euro në vit!