Replika/ Ben Blushi për Ramën: “Një i paaftë drejton ekonominë kombëtare, si e duroni”!

404
Sigal

Iku ky që flet gjatë në parlament, por teksa shumica kërkojnë që ky të flasë sa më shkurt unë mendoj që duhet të flasë sa më gjatë se kur e dëgjoja po mendoja si ka mundësi është kaq i paaftë, si e durojnë të jetë kaq i paaftë nje njeri që i kemi lënë ekonominë kombërtare në dorë, që tha se të jetosh me 50 mijë lekë është luks, se ata që janë të varfër janë dembelë.

E përmendi disa herë fjalën libër, ne me disa miq kemi bërë një organizatë, të quajtur Libra, ajo që dua të them për këtë të paaftin është se sa herë në këtë parlament do përmendet fjala libër, unë do ngrihem edhe do flas, sa herë të përmendet arma le të ngrihet ai të flasë.

Ai përfaqëson armët dhe paratë, unë përfaësoj librat. Sa herë përmendet arma, paratë dhe kanabisi le ta marri fjalën sepse këtë përfaqësojnë këta.