Vizita në Tiranë, Angela Merkel mbërrin në Rinas

193
Sigal

Ka mbërritur në Rinas kancelarja gjermane Angela Merkel. Kancelarja do të takohet në Tiranë me liderët e Ballkanit Perëndimor.

Në orën 10:20 kancelarja do të takohet fillimisht me kryeministrin Edi Rama. Pritja e kancelares do të nisë në Pallatin e Brigadave dhe do të përmbyllet me një konferenca të përbashkët mes Ramës dhe Merkel.

Agjenda e vizitës së kancelares gjermane:

10.20 – Ceremonia e mikpritjes në Pallatin e Brigadave

10.30 – Takim Tetë-a-tetë mes Kryeministrit Edi Rama dhe Kancelares Angela Merkel në Pallatin e Brigadave

11.00 – Takim bilateral mes dy delegacioneve në Pallatin e Brigadave11.50 – Mbërritja e Kryeministrit dhe krerëve të qeverive të Ballkanit në Tirana Business Park.

11.55 – Mbërritja e Kancelares Merkel në Tirana Business Park

12.00 – Foto Familjare me krerët e delegacioneve në Tirana Business Park.

Sinjali me frekuenca satelitore + Livestream në Facebook dhe Youtube

14.35 – Konferencë për shtyp mes Kryeministrit Rama dhe Kancelares Merkel në Tirana Business Park

Ndërkohë në kuadër 5të vizitës së kancelares Merkel në vendin tonë, policia ka dhënë detaje në lidhje me rrugët që do të jenë të bllokuara gjatës vizitës së saj.

Policia bëri me dije se do të ketë bllokime dhe devijime të lëvizjes së automjeteve në Rinas-Unaza e Re, Sauk, Rruga e Elbasanit deri tek Pallati i Brigadave, sot nga ora 09:00 deri në orën 13:00.