Celine Dion në skenë për herë të parë pas humbjes së bashkëshortit

67
Celine Dion është ngjitur në skenë për herë të parë pas humbjes së bashkëshortit të saj muajin e kaluar. Një kthim emocional, një koncert në Las Vegas i shndëruar në homazh për bashkëshortin me të cilin jetoi per 21 vite me radhë, për njeriun që asistoi karrierën e saj dhe në fund të fundit për atë që krijoi artistikish këngëtaren e madhe Celine Dion. Shfaqja nisi me një kolazh fotosh e videosh të Angelilit në rrjedhën e viteve, teksa në sfond shfaqet Celine duke interpretuar One More Look At You/Watch Closely Now. Pas duartrokitjeve të gjata , 47 vjeçarja u përlot teksa i rrëfen publikut të pranishëm në sallë dashurinë ndaj Rene. Në të gjithë jetën time unë kam pasur sy vetëm për burrin tim, i cili ulej atje çdo natë.Njerëzit mendonin se unë po kërkoja atë në fakt, por jo, sepse sa herë mbyll sytë unë ndjej që Rene ndodhet me mua në skenë, u shpreh ajo. Rene Angelil u nda nga jeta më 14 janar në moshën 73-vjeçare, pas një beteje të gjatëme sëmundjen e kancerit.