U plagos me armë zjarri nga një adoleshent në Pukë, 11-vjeçari dërgohet me helikopter drejt Tiranës

158
Sigal

Është transportuar me helikopter drejt spitalit të Traumës 11-vjeçari i cili u plagos me armë zjarri në fshatin Gjegjan të Pukës.

Mësohet se autor i ngjarjes është një 17-vjeçar dhe nga të dhënat paraprake dyshohet se ngjarja ka qenë aksidentale. Megjithatë pritet vijueshmëria e hetimeve për të hedhur më shumë dritë mbi ngjarjen.

11-vjeçari ka marrë një plumb në këmbë dhe është transportuar fillimisht drejt spitalit të Pukës, por më pas është dërduar për trajtim të specializuar në Tiranë.

Policia dhe grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.