Cani në Kukës dhe Has: Minierat në funksion të punësimit, ka investime

567
KUKES – Gjatë inspektimit të disa investimeve të rëndësishme në Linjat e pasurimit të kromit në Kukës dhe Has, Ministri i Financave Shkëlqim Cani theksoi se në vendin tonë klima e investimeve dhe punësimit të cilat janë edhe në programin e qeverisë, është pozitive. Sipas ministrit pasuritë natyrore të vendin tashmë do të vihen në funksion për rritjen e mirëqenies së popullsisë. 
“Natyrshëm është në programin e qeverisë që të bëhen sa më shumë investime, të synojmë punësime. Ne shohim klimë investimesh, ne shohim klimë me dëshirë të mirë për tu investuar. Sa më shumë të ardhura dhe punësim biznesi dhe aq edhe më mirë rritet dhe mirëqenia e popullsisë”, u shpreh.
Ndërsa deputetit i zonës Vexhi Muçmata theksoi se fillimi i këtyre investimeve në qarkun e Kukësit është një hap i rëndësishëm për zhvillimin e zonës. 
Linja e Pasurimit të Kromit do të ndërtohet në Kalimash-Kukës, ish Komuna Malzi. Vlera totale e investimit do të jetë 2.5 milionë euro. Teknologjia e pasurimit do të jetë bashkëkohore, perëndimore dhe e lëvizshme nga një zonë minerare në tjetrën ndërsa kapaciteti përpunues do të jetë 60 000-240 000 ton/vit. Në këtë fabrikë të linjës së pasurimit të kromit do të punësohen fillimisht 20 persona me perspektivë në të ardhmen deri në 100 persona.
Ministri Cani ishte edhe në minierën e Perollajt të Hasit me një investim të ri prej 3 milionë euro.
Kjo fabrikë me kapital privat vendas dhe të huaj (investitor i huaj është kompania “Delima Ore” New York), ka një kapacitet përpunues prej 80.000-100.000 tonë në vit, prodhon rreth 15 mijë ton koncentrat, vetëm prodhim per eksport.
Fabrika punëson rreth 30 persona në përpunim si dhe 150 punëtorë për 5 subjekte të zonës, me një total të ardhurash mujore rreth 250 mijë-300 mijë dollarë, që përbëjnë një ndikim në këtë zonë.
Sigal