Personat me grup gjaku AB dhe gratë me grupin B, më të rrezikuar nga mpiksja e gjakut

848
Sigal

Ky studim nuk duhet të alarmojë personat që i përkasin një grupi gjaku apo një tjetri, por thjesht duhet t’i informojë ata

Një studim i kryer nga universiteti i Harvardit ka vënë në dukje se personat që i përkasin grupit të gjakut AB dhe gratë me grup gjaku B, kanë mundësi më të lartë (rreth 15-20%) të preken nga një iktus (mpiksja e gjakut). Koordinatori i këtij studimi, Joan Manson ka shpjeguar se ekziston një lidhje ndërmjet grupit të gjakut dhe sëmundjeve kardiovaskulare. Ky studim është prezantuar gjatë konferencës shkencore të kryesuar nga Shoqata Amerikane e Kardiologjise dhe ka përqëndruar vëzhgimin mbi 90.000 pacientë për një periudhe njëzet  vjeçare. Natyra e lidhjes midis grupit të gjakut dhe sëmundjeve kardiovaskulare nuk është akoma shumë e qarte për shkencëtarët edhe pse ata kanë arritur të tregojnë saktësisht që një lidhje e tillë ekziston. Nga studimi është vënë re qartë se grupi i gjakut AB dhe B janë të ndjeshëm ndaj sëmundjeve si iktusi ose infarkti, ndërsa grupi i gjakut O rrezikon një hemorragji.

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf