Bruksel, Bushati: Rezultatet pozitive të reformave, pasqyrim në rezolutën e PE

75
Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati në ditën e dytë të vizitës së tij në Brukse, u shpreh optimist se rezultatet pozitive të reformave do të gjejnë pasqyrim edhe në rezolutën që pritet të diskutohet nga Parlamenti Evropian për vendin tonë.
Gjatë takimit që Bushati pati me me Kryetarin e Komisionit parlamentar evropian për punët e jashtme, Elmar Brok, Presidentin e Grupit të Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve në PE, Gianni Pittella dhe Raporterin për Shqipërinë në PE, Knut Fleckenstein, ministri i njohur me ecurinë e rëformave në Shqipëri.
Në njoftimin e Ministrisë së Jashtme thuhet se Bushati gjatë diskutimit “u ndal veçanërisht tek reforma në drejtësi, miratimi dhe zbatimi i së cilës do të kenë efekt të drejtpërdrejtë jo vetëm në fushat që kanë të bëjnë me shtetin ligjor, por edhe në reformat që lidhen me përmirësimin e klimës së biznesit dhe sundimit të ligjit në ekonomi.”
Nga ana e tyre deputetët e Parlamentit Evropian vlerësuan ecurinë e reformave të ndërmarra dhe ndikimin e tyre në rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së. Ata gjithashtu vlerësuan angazhimin për të vijuar me vendosmëri përmbylljen e reformës në drejtësi. Roli proaktiv dhe konstruktiviteti i Shqipërisë në rajon, si dhe linjëzimi i plotë i politikës sonë të jashtme me atë të BE-se u vlerësua si tepër i rëndësishëm nga eurodeputetët.