Blushi: KQZ, gjykata e krimeve të luksit

480
Sigal

Kreu i LIBRA-s,
Ben Blushi e quan KQZ-në si gjykata e krimeve të luksit, dhe shprehet se nëse
ajo nuk heq mandatet që janë në tryezë, reforma në drejtësi nuk ka asnjë vlerë.

“KQZ
kërkon kohë për tu bindur se kush është Elvis Roshi dhe të tjerët megjithëse
provat e prokurorisë ishin të qarta. Sipas prokurorisë tre të zgjedhur duhet të
lënë mandatet për shkak te dënimeve të mëparshme ne Europë! Partitë e vjetra që
formojnë KQZ duan ti mbrojnë me procedurë mizore, të padrejtë dhe amorale.Nëse
KQZ nuk heq mandatet që ka në tryezë, atëherë reforma në drejtësi ska asnjë
vlerë. E kanë shtrirë,e kanë grirë,e kanë fshirë,e kanë nxirë dhe e kanë shitur
lirë, me hir a me pahir. Kjo do të thotë që në Shqipëri është krijuar një
gjykatë unike e cila ka të drejtë të gjykojë dhe ndryshojë vendimet e Gjykatave
Europiane”, shprehet Blushi në një postim në Facebook.
 

Ai thotë se arkitekti i farsës në KQZ është Sali Berisha,
“investitori quhet Edi Rama. Vincin e solli Lulzim Basha. Qilimat i shtroi
Vangjush Dako.Xhamat i pastroi Klement Balili.Kafet i pagoi Lulzim
Berisha.Biletat e parkingut i mblodhi Mark Frroku.Mijëra shqiptarë sidomos nga
Kavaja, Shkodra dhe Lezha u mahnitën me shkëlqimin e saj prej ylberi!”.