Taulant Balla: PD, ripërpjekje për të na këthyer pas

388
Sigal

Mazhoranca reagoi  përmes kreut të Komisionit për reformën zgjedhore lidhur me pretendimet e PD-së të shprehura përmes deputetit Oerd Bylykbashi.

Taulant Balla në një dalje për median tha se PD po përpiqet të na kthejë muaj pas dhe se nuk po angazhohet për zbatimin e rekomandimeve të OSBE-ODIHR.

Balla: Nuk dëgjuat asgjë për rekomandimet e OSBE-ODIHR, dëgjuam vetëm një ripërpjekje për të na kthyer shumë muaj më pas tek një platformë që është material propagande dhe balte nga PD, por nuk ka lidhje me rekomandimet e OSBE-ODIHR. Dëgjuat ndonjë gjë mbi qëndrimin që ka PD për depolitizimin e Komisioneve Zgjedhore. Rekomandimi primar që Shqipëria jo për këto zgjedhje por të gjitha zgjedhjet është ti japim fund monopolit që kanë partitë politike kundrejt kontrollit të procesit të administrimit zgjedhor.Nuk ka vend të zhvilluar me demokraci të konsoliduar që ja le administrimin e procesit zgjedhor partive. Kemi propozuar dy variante: Të depolitizojmë të gjithë anëtarët e Komisioneve të Qendrave të Votimit, të gjithë anëtarët e zonave të Administrimit Zgjedhor. PD ka thënë jo. Kemi diskutuar një variant tjetër, depolitizimin e anëtarit të 7. Nëse PD mendon se të gjithë mësuesit në Shqipëri janë anëtarë të PS e ka shumë gabim.