Ministri Klosi në Berat, dhurata për fëmijët e policëve

538
Sigal

Ministri i Mirëqënies Sociale, Blendi Klosi, është
takuar me fëmijët e policëve të rënë në krye të detyrës në Berat, të cilëve u
garantoi se do të jenë në vëmendje të qeverisë për arsimimin dhe çdo nevojë
tjetër të tyre.

Ministri Klosi i quajti heronj të rënët në krye të
detyrës dhe model për të gjithë shqiptarët.

Klosi: Jo vetëm shpërndarja e pakove, por më
shumë se kaq aktiviteti i sotëm është një mënyrë për t’ju uruar Gëzuar Vitin e
Ri familjeve të gjithë atyre Heronjve të Atdheut, djemve dhe burrave tuaj që në
një moment të caktuar i shërbyen dhe u bënë heronj.Koha në të cilën jetojmë
mbase është shumë e vështirë për të prodhuar heronj. Për punonjësit e policisë
së shtetit do të ketë rritje rrogash, rritje të pensioneve për familjarët e
policëve të rënë në krye të detyrës, do të ketë dhe kushte të tjera financiare.
Por të gjitha këto janë shumë pak para asaj çfarë kanë bërë djemtë tuaj.