Sigal

Një sasi narkotikësh është kapur nga policia e Vlorës në grykëderdhjen e Vjosës mëngjesin e të martës, pas ndjekjes për disa orë  të një gomoneje në bashkëpunim me Guardia di Financa (GdF). Gomonaj me përafërsisht 790 kilogramë kanabis ishte nisur drejt Italisë dhe është pikasur disa milje në det.

Policia e Vlorës njoftoi se pas sinjalizimeve ishin vënë në ndjekje të një gomoneje 10 metra të gjatë. “Operacioni i Policisë së Shtetit në bashkëpunim me partnerët e Guardia di Finanza-s nisi rreth orës 03:30 të mëngjes, kur u pikas mjeti lundrues disa milje në det”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në njoftim policia bën me dije se ndjekja policore kishte detyruar trafikantët të futeshin në grykëderdhjen e lumit të Vjosës.  “Trafikantët braktisën mjetin lundrues dhe lëndën narkotike në buzë të lumit Vjosë, pranë fshatit Bishan”, njoftoi policia.

Ndërkohë megjithëse vendi në të cilin është ndaluar gomonja është rrethuar personat që e drejtonin atë kanë mundur të largohen duke përfituar nga errësira. Sipas policisë ata po kërkohen dhe zona është rrethuar. Po ashtu një grup i posaçëm po kryen hetimet për të zbuluar identitetin e trafikantëve, ndërsa janë sekuestruar edhe dy makina që besohet se u përkasin atyre.

Policia bëri me dije se ngarkesa me kanabis ende nuk ishte peshuar, por përllogaritej të ishte rreth 790 kilogramë dhe është dërguar në Drejtorinë e Policisë së Fierit. Ndërsa gomonia është dërguar në pikën e bllokimit në Triport në Vlorë.

Sekuestrimi i sasisë së fundit të kanabisit në Vjosë dhe 102 kilogramëve pak javë më parë në Memaliaj, tregojnë se kultivimi i kanabisit është ende një problem për vendin edhe pse qeveria, e cila u vu në akuzë për përhapjen e kultivimit të kanabisit në vitin 2016, ka deklaruar disa herë zhdukje të fenomenit. Për herë të fundit kryeministri Edi Rama deklaroi “zhdukjen e fenomenit të kanabisit”