Nën hetim për shpërdorim detyre/ Gjykata vendos detyrim paraqitje për kreun e IMT në Tiranë

367
Sigal

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për kreun e IMT Bashkia Tiranë, Mariglen Qaton.

Qato është nën hetim për akuzën e shpërdorimit të detyrës kryer në bashkëpunim, ndërkohë që Prokuroria kishte kërkuar masë sigurie arrest me burg.

Sipas gazetares Klodiana Lala, gjykata ka vendosur detyrim paraqitje edhe për inspektorët e IMT, Adrian Çaushaj dhe Leandro Lamani, me të njëjtën akuzë për shpërdorim detyre në bashkëpunim.

Për arkitektin K.B. është caktuar masa e sigurisë “arrest shtëpie”.

Qato dhe inspektorët e IMT akuzohen se kanë lejuar një ndërtim pa leje.