Betonierja përplas makinën tek zona e 21-Dhjetorit, kaos në qarkullim

310

Pak minua më parë një aksident është shënuar në kryqytet ku një betonierë ka përplasur një makinë në zonën e “21 Dhjetorit”.

Raportohet paraprakisht se, si pasojë e aksidentit nuk ka viktima, ndërsa ende nuk dihet nëse ka persona të plagosur.

Nga fotot e mëposhtme konstatohet se është dëmtuar automjeti që është përplasur ndërsa ky aksident ka shkaktuar trafik të rënduar në rrugë.

Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendin e ngjarjes ku edhe po hetohet mbi shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidenti.