As përmbytjet nuk i ndalin/ Grabitet një banesë në Sarandë

105

Ndërkohë që qyteti vijon të jetë nën pushtetin e ujit si pasojë e reshjeve intensive që po vijojnë prej disa orësj, një banesë në lagjen numër 2 të Sarandës raportohet se është grabitur.

Banesa është në pronësi të  shtetasit me iniciale Sh. A, ndërsa nuk dihet ende ajo çfarë kanë mundur të marrin grabitësi ose grabitësit.

Por mësohet se, në momentin e grabitjes, në banesë nuk ndodhej asnjë prej familjarëve.

Policia shkuar në vendngjarje dhe ka nsiur hetimet për ngjarjen.