Java nis me reshje dhe ulje temperaturash, njihuni me parashikimin e motit për sot

97

Në vendin tonë moti sot do të jetë i alternuar me kthjellime dhe vranësira duke sjellë mot kryesisht të kthjellët që herë pas here do të zëvendësohet nga reshjet e shiut.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 06ºC në 18ºC, në zonat e ulëta nga 12ºC në 24ºC dhe në zonat bregdetare nga 15°C në 25ºC.

Era do të fryejë në drejtim Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3-4 ballë.

Në Kosovë moti sot do të jetë i alternuar me kthjellime dhe vranësira duke sjellë mot kryesisht të kthjellët që herë pas here do të zëvendësohet nga reshjet. Sot temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 07ºC deri në 15ºC dhe në zonat e ulëta nga 11ºC në 19ºC.