Aksident në rrugën e Rinasit, plågosen dy persona

360
Sigal

Dy adoleshentë kanë mbetur të plagosur në një aksident që ndodhi mëngjesin e sotëm në rrugën e re të Rinasit.

Policia e Tiranës bën me dije se aksidenti ndodhi rreth orës 07:17 dhe mjeti me drejtues shtetasin V.S., është përplasur me mjetin me drejtuese shtetasen A.M.

Për pasojë janë dëmtuar pasagjeret në mjet një 15 vjeçar dhe një 13 vjeçar, të cilët u dërguan në spital, dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Më datë 01.06.2020, rreth orës 07:17, në rrugën e re të Rinasit, mjeti me drejtues shtetasin V.S., është përplasur me mjetin me drejtuese shtetasen A.M., ku si pasojë janë dëmtuar pasagjeret në mjet një 15 vjeçar dhe një 13 vjeçar, te cilet u dërguan në spital, dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Të dy drejtuesit e mjeteve ndodhen në vendngjarje për sqarimin e mëtejshme të ngjarjes.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.