Arvizu kokë më kokë me Llallën interesohet për Byronë e “Thesarin”

514
Sigal

TIRANE – Kryeprokurori Adritaik Llalla dhe Ambasadori Aleksandër Arvizu kanë gjetur një ambjent të ndërmjetëm midis zyrave të tyre për një takim jashtë anxhendave institucionale. Takimi është zhvilluar në një ambjent privat, pranë rrugë se Elbasanit dhe ka zgjatur rreth 40 minuta. Burime  thanë se në takim është diskutuar për nismën e Ekzekutivit për krijimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, për dosjet antikorrupsion dhe kallëzimet e Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit. Sipas të njëjtit burim, një vend të rëndësishëm në bisedën e Llallës me Arvizunë ka zënë edhe zbulimi i skemës së vjedhjes së rreth 750 milionë lekë të reja në Thesarin e Bankës së Shtetit dhe problematikat e hasura gjatë hetimeve. Takimi rastis të zhvillohet para disa arrestimeve që priteshin të firmoseshin pasditen e sotme për personat e tjerë të implikuar në vjedhjen e Thesarit.